Spërkatje ajrore kundër mushkonjave në Shkup më 12 dhe 13 korrik

Qyteti i Shkupit ka njoftuar se më 12 dhe 13 korrik (e premte dhe e shtunë) në orët e hershme të mëngjesit do të bëhet dezinsektim ajror në zonën e qytetit të Shkupit kundër formave të rritura të mushkonjave, transmeton Portalb.mk.

Nëse kushtet e motit nuk e lejojnë dezinfektimin, do të spërkatet ditën e parë vijuese, kur kushtet atmosferike janë të favorshme, në të njëjtin termin.

Autoritetet e qytetit u bëjnë thirrje bletarëve që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen në kohë të bletëve.