Sonte premiera e “Tartufit” në Teatrin e Tetovës, shfaqja në maqedonisht ndërsa luajnë edhe aktorët shqiptarë
Me fillim në ora 20, sonte në Teatrin e Tetovës do të jepet premiera e “Tartufit”, shfaqja do të luhet në gjuhën maqedonase ndërsa në role do të jenë edhe aktorët shqiptarë të teatrit, transmeton Portalb.mk.
Komedia e Molierit vjen nën regjinë e Andrej Cvetanovskit, skenografi të Sergej Svetzarev, kostumografi të Medina Hoxhës dhe muzikë të Dimitar Andonovskit.
Në role:
- Tartufi – Gjorgji Neshkoski
- Orgoni – Petrit Neziri
- Elmira – Mia Kantarxhieva – Petrovska
- Dorina – Marija Cvetanovska
- Damis – Marko Bogdanovski
- Kleant – Argjend Hassani
- Marijana – Irena Mircheska
- Valer – Abdullah Osmani
- Pernell – Berat Saliu
- Lojal – Shkumbin Zeqiri
![Shfaqja "Tartufi". Foto: Teatri i Tetovës (profili në Facebook)](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/449409227_1006477054811303_693620214342617723_n.jpg)
Regjisori Andrej Cvetanovski në fjalën e tij thotë se njerëzit e fortë krijojnë paqen, paqja krijon njerëz të dobët, njerëzit e dobët krijojnë kohë të vështira, kohët e vështira krijojnë njerëz të fortë dhe kështu ata janë në një rreth.
“Nëpërmjet kësaj maksime u përpoqëm të vështronim temën e përjetshme të hipokritit më të madh në dramën klasike, Tartufi. Por a është ai hipokrit apo njerëzit që varen nga aftësia e tij”, ka thënë Cvetanovski.
“Ejani në teatër të zbulojmë së bashku ç’ndodh pastaj”, porositi regjisori.
Biletat kushtojnë 300 denarë dhe merren në biletarinë e teatrit. Shfaqja do të jepet edhe nesër (29 qershor) në ora 20:00.
![Shfaqja "Tartufi". Foto: Teatri i Tetovës (profili në Facebook)](https://portalb.mk/wp-content/uploads/2024/06/449410948_1006476921477983_7972385107246590912_n.jpg)