Sonte në Tetovë jepet premiera e veprës “Panoptikon”, në regji të Petrit Nezirit

Sonte (e enjte) në sallën e Fakultetit të Arteve në Tetovë, me fillim nga ora 20:00, Shoqata Kulturore “Euneum” prezanton premierën e veprës “Panoptikon”, sipas veprës “Strip-tease”, nga autori Sllavomir Mrozhek, në regji të Petrit Nezirit, shkruan Portalb.mk.

Në shfaqje luajnë aktorët: Abdulla Osmani, Edmond Sadiki, Ardit Selmani.

Për të gjithë artëdashësit hyrja është e lirë, dhe ata që sonte s’do mund ta ndjekin shfaqjen, të njejtën mund ta ndjekin nesër (e premte).

Afishja e shfaqjes "Panoptikon". Foto: Abdullah Osmani (Facebook)
Afishja e shfaqjes “Panoptikon”. Foto: Abdullah Osmani (Facebook)