Smartfoni i ardhshëm i OnePlus ka dyfishin e memories të Samsungut dhe iPhone

Me harduerin më të fuqishëm të mundshëm, edhe smartfonët gaming më të mirë ofrojnë 18GB RAM por OnePlus Ace 2 Pro do të vendosë një rekord të ri, të paktën në letër, shkruan PcWorldAl.

Sipas disa informacioneve të fundit, flagshipi i ardhshëm i OnePlus do të ketë një version të përshpejtuar të çipit Snapdragon 8 Gen 2 dhe një kapacitet RAM prej 24GB.

Ndërsa Samsung i mbaroi ekskluziviteti i variantit të fuqishëm të çipit Snapdragon 8 Gen 2 që debutoi tek linja Galaxy S23 dhe asnjë smartfon tjetër, OnePlus Ace 2 Pro do të ofrojë harduerin më të mirë të mundshëm për një flagship Android në 2023.

Informatori i njohur në rrjetin social Twitter Shishir tha se flagshipi do të ketë dyfishin e memories së Galaxy S23 Ultra dhe 6 herë më shumë RAM sesa iPhone 14 Pro dhe iPhone 14 Pro Max.

Një tjetër aspekt që duhet theksuar i këtij smartfoni është përdorimi i RAM-it më të fundit LPDDR5X ndërsa kompanisë si Samsung dhe Apple janë ende në LPDDR5.

OnePlus do të përdorë një sistem ftohjeje të dhomave të avullimit në përmasa më të mëdha për të adresuar temperaturat e larta që mund të vinë për shkak të çipit flagship Snapdragon 8 Gen 2.

Pajisja spekulohet të vijë me 1TB memorie UFS 4.0, një standard i cili është disa herë më i shpejtë sesa UFS 3.0. Falë saj aplikacionet dhe lojërat do të hapen më shpejtë.