Shtetet e Ballkanit Perëndimor kërkuan nga SHBA-ja mbështetje përballë rrezikut të Rusisë, Kinës dhe Iranit
Anëtarë të Kongresit amerikan, si edhe anëtarë parlamentesh të vendeve evropiane dhe Ballkanit Perëndimor, shprehën të mërkurën nevojën për solidaritetin e demokracive përballë regjimeve që minojnë rendin global si Rusia, Kina dhe Irani. Ata folën në një Forum për çështjet e sigurisë që mbahet çdo vit në Kogres dhe shprehën nevojën e bashkëpunimit me administratën e re të Presidentit Donald Trump mes sfidave madhore globale, raporton Zëri i Amerikës.