Shqipëri, u arrestua kirurgu që ishte në lidhje me 3 gra dhe një 16 vjeçare, videot e të cilave i shpërndante në internet

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për kirurgun 42 vjeçar Dervish Hasi, por seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, shkruan euronews.albania.

Mjeku akuzohet nga prokuroria për trafikim të të miturve dhe pornografi. Fillimisht ai u akuzua për veprën penale të prostitucionit.

Hasi bashkëjetonte me 3 gra në kryeqytet dhe një të mitur të cilën e quante “gruaja e katërt”.

Policia mësoi se 42-vjeçari kishte hapur një grup në rrjetet sociale, ku shpërndante videot erotike me gratë e tij.

Kanë qenë familjarët e 16-vjeçares të cilët kanë bërë denoncimin në polici, edhe pse prej kohësh nuk e kanë kundërshtuar marrëdhënien e vajzës së tyre me 42-vjeçarin.

E mitura nuk bashkëjetonte me mjekun, por shkonte shpesh në banesën e tij, ku familjarët e këtij të fundit ishin në dijeni për lidhjen e pazakontë.