Shqipëri, sherr deri në sulm fizik mes deputetëve demokratë (Video)

Deputetët e PD kanë vijuar edhe sot me bllokimin e mbledhjeve të komisioneve, në kuadër të aksionit opozitar. Gjatë zhvillimit të mbledhjes së komisionit për Çështjet Evropiane, deputetët, kanë hyrë në sallë dhe kanë bërë të pamundur vijimin e mbledhjes duke goditur tavolinën. Por, pas kalimit online të mbledhjes në komisionin për Çështjet Evropiane, ka pasur një përplasje të ashpër me fyerje mes deputetëve dempokratë Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku. Madje pati edhe konfrontim fizik mes tyre dhe u desh ndërhyrja e disa të pranishmëve dhe deputetit Lefter Gështenja për të ndalur përplasjen, transmeton Opinion.al.

Deputeti Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi e ka cënuar fizikisht.

Debati:

Çollaku: Të foli njeri?

Dazsh Sula: O udhëheqës i madh

Çollaku: Mos më bëj si trim mua se e di unë çfarë je

Çollaku: Servil, legen

Dash Sula: Ti je mashtrues, kështu ke qenë gjithë jetën tënde

Çollaku: Je servil, bën si opozitar

Ndërkohë, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar sherrin.

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se protesta nuk provokohet, ndërsa shtoi se nuk është për këto skena.

“Të quash opozitë Taulant Ballën, mos bëj gabim. Gazetari britanik tha mbrëmë se Lulzim Bashës ia mbylli dosjen e ëmbëlsirave ruse një zyrtar i FBI që është në vështirësi të mëdha tani. Ia mbylli McGonigal.  Më thoni një rast të vetëm që kur ka dalë skandali McGonigal, që Basha të ketë shqiptuar emrin e tij. Kurrë. S’ka ngelur njeri në politikë që nuk ka shprehur diçka, përveç Lulzim pengut. Nuk kisha asnjë dyshim. E falënderoj me mirënjohje gazetarin. Ai iu tha shqiptarëve të vërtetën. Dosjen ruse ia mbylli MCgonigal për ta shitur te Rama”, tha Berisha.