Shkup, në lidhje me sulmin ndaj kryetarit të komunës, policia e thirri 47 vjeçarin në bisedë informative

Policia e Maqedonisë së Veriut ka zhvilluar bisedë informative me 47 vjeçarin nga Shkupi, nën dyshimet se ka sulmuar fizikisht kryetarin e komunës, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit e policisë nga Reparti i Policisë në Shuto Orizare, ka kryer bisedë informative me 47 vjeçarin Z.I. nga Shkupi”, raportoi Policia.

Raportohet që 47 vjeçari në hapësirat e Komunës së Shuto Orizares ka sulmuar në mënyrë agresive kryetarin e komunës, 49 vjeçarin Kurto Dudush.