Shkollat e Maqedonisë së Veriut deri më 15 tetor mund të aplikojnë në konkursin për Ditën botërore të kursimit

Në lidhje me Ditën botërore të kursimit, shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë për bursa në Konkursin e organizuar nga Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Qëllimi i Konkursit është nxitja e kreativitetit, imagjinatës dhe interesit të nxënësve për vlerën e kursimit për të ardhmen, si dhe rolin e kursimeve, parave dhe shërbimeve financiare në kohën bashkëkohore digjitale”, deklaroi Banka.

Në garën e shkollave fillore do të përzgjedhen 12 punimet më të mira, ndërsa në atë të mesme tre. Lista fituese do të shpallet deri më 31 tetor.