Shënuan ulje çmimet e produkteve industriale në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut edhe gjatë muajit shtator është regjistruar ulje e çmimeve te prodhimet industriale, në krahasim me shtatorin e vitit të kaluar dhe muajin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i çmimeve të shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta për 0.8 % në nivel mujor dhe për 1.8 %, në nivel vjetor”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

“Në muajin shtator 2023, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak, çmimet e shitjes së prodhuesve të prodhimeve industriale totali, janë më të ulëta në sektorin Miniera dhe gurorë për 13.6 %, në sektorin Industria përpunuese për 0.1 %, dhe në sektorin Furnizime me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar për 10.4 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me gushtin e vitit 2023, çmime më të larta kemi te Miniera për 2.5 përqind, ndërsa te Industria përpunuese kemi ulje për 1.1 përqind.