Rrjeti për Mbrojtjen nga Diskriminimi: Anëtarët e KPMD-së duhet të zgjidhen në mënyrë të paanshme

Përfaqësuesit e Rrjetit për Mbrojtjen nga Diskriminimi sot (e shtunë 23.12.23) mbajtën një konferencë për media dhe apeluan që deputetët kur votojnë anëtarët e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi (KPMD) të jenë të paanshëm dhe në favor të qytetarët për të cilët dhe ky institucion ekziston. Nga aty bëjnë të ditur se do të dorëzojnë kërkesë me shkrim në Gjykatën Kushtetuese, transmeton Meta.mk.

Ata thonë se nuk kërkojnë vende për përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile në Komision dhe as deputetë dhe parti politike që t’u bëjnë një nder dhe t’i zgjedhin. Përkundrazi, ata thonë se kërkojnë zgjedhje të drejta, transparente dhe ligjore për të gjitha pozitat në Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi. Por, sipas tyre, ky Kuvend ka vite që nuk ka vullnet politik për ta bërë këtë.

Siç njofton rrjeti, njëra nga kandidatet për anëtare, Dragana Drndarevska, thotë se vendimi që “i jepet mandati më i shkurtër në Komisionin për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi është poshtërues” si për të ashtu edhe për të gjithë qytetarët që punojnë në këtë fushë.

Në njoftim thuhet se Drndarevska nuk do ta pranojë “mandatin më të shkurtër” dhe vlerëson se ndaj saj është bërë diskriminim politik, sepse kandidatëve të tjerë iu dhanë mandate më të gjata.

Rrjeti thekson se pavarësisht se kanë dhjetë vite që bisedojnë me pushtetin, me zgjedhjen e kuadrove partiake, pavarësia e Komisionit është vënë sërish në pikëpyetje.

“Për personat emrat e të cilëve këto ditë qarkullojnë në opinion, përveç emrit të përfaqësueses së sektorit civil Dragana Drndarevska, struktura në pushtet mund të thotë se janë kompetentë dhe mund ta kryejnë funksionin, por për të gjithë ne që morëm pjesë në seancën e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, ishte shumë e qartë se kush është kompetent dhe i plotëson kushtet”, thotë Urania Pirovska, drejtoreshë ekzekutive e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut.

Siç shton ajo, Ligji thotë se anëtarësimi në këtë Komision kërkon 7 vjet përvojë pune në fushën e të drejtave të njeriut, nga të cilat 5 vjet në fushën e diskriminimit.

“Është përshtypja që shumë prej kandidatëve mendojnë se i plotësojnë kërkesat vetëm pse janë juristë. Kandidatët tanë, të gjithë ata që kanë aplikuar nga sektori i shoqërisë civile, kanë punuar posaçërisht në fushën e diskriminimit dhe kjo ishte shumë e dukshme kur u prezantuan”, shton Pirovska.

Ajo i kujton Lidhjes Socialdemokrate në pushtet se kur ishin opozitë më së shumti e kritikonin punën e këtij Komisioni pikërisht për shkak të zgjedhjes së anëtarëve të partisë.

“I bëj thirrje deputetëve që të mendojnë mirë para se të votojnë sepse nuk mund të pritet që personat që zgjidhen për shkak të përkatësisë partiake të jenë të paanshëm, të kryejnë funksionet e tyre në mënyrë profesionale dhe të përgjegjshme para qytetarëve. Mos harroni, diskriminimi politik është shumë prezent në Maqedoni dhe duke u nisur nga kjo nuk mund të pritet që njerëzit që zgjidhen në bazë partiake të mund të marrin vendime të paanshme dhe profesionale pikërisht në ato raste të diskriminimit politik”, tha Pirovska.

Siç njofton Rrjeti për Mbrojtje nga Diskriminimi, disa nga kandidatët e propozuar nuk kanë përvojë 7 vjeçare në fushën e të drejtave të njeriut, prej të cilave 5 janë në fushën e antidiskriminimit.

Sipas Aleksandra Cvetanovska, kryetare e Shoqatës së Juristëve të Rinj të Maqedonisë, është e qartë se ligji është keqinterpretuar, se mandati i një zyrtari publik, përkatësisht i atij që është zgjedhur për të kryer funksion publik nga Kuvendi.

“Mandati nuk mund të bartet, nëse ka skaduar si në këtë rast. Është gabim i cili duhet të korrigjohet sepse mandati nuk mund t’i bartet një personi tjetër, siç është rasti me Dragana Drndarevskën, e cila propozohet për një mandat 1 vit e dy muaj, për dallim nga të tjerët që kanë mandat 5 vite”, thotë Cvetanovska.

Problem shtesë, shton ajo, është se në mesin e kandidatëve të propozuar nuk ka persona me aftësi ndryshe, ndonëse në mesin e aplikantëve ka pasur persona me aftësi ndryshe që kanë shumë përvojë në këtë fushë.

Rrjeti thekson se kandidatët për anëtarë të Komisionit nga sektori civil, Elena Koçovska, David Tasevski dhe Maja Atanasova, besojnë se me këto zgjedhje shteti tregon se nuk dëshiron të ketë institucione funksionale dhe nuk dëshiron njerëz që, pavarësisht diversitetit të tyre, mund të kontribuojnë shumë në zhvillimin e shtetit.

“Nuk duam të lejojmë që Komisioni, i cili duhet t’u shërbejë qytetarëve më të cenueshëm në vend, të bëhet viktimë e punësimeve partiake. Ne nuk po bëjmë presion, por më tepër që Komisioni të reflektojë grupet e ndryshme të synuara”, tha Rrjeti.