Rritje e prodhimit në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në Maqedoninë e Veriut në muajin mars është shënuar rritje e prodhimtarisë për 7.9 përqind, në krahasim me marsin e vitit të kaluar, ndërsa rritja është për 10.9 përqind në krahasim me shkurtin e këtij viti, transmeton Portalb.mk.

“Sipas grupeve kryesore industriale, qarkullimi i përgjithshëm në industri gjatë muajit mars 2023, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, shënon rritje te Prodhimet kapitale me 3.5%, , Prodhimet të qëndrueshme për konsum të gjerë për 5.8% dhe Prodhimet jo të qëndrueshme për konsum të gjerë për 15.3%”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Ndërkohë ulje është shënuar te Prodhimet intermediare për 18.7%.

Në krahasim me marsin e kaluar, rritje më e theksuar është regjistruar në tregun e jashtëm, krahasuar me tregun vendor ku rritja është vetëm 0.6 përqind.