Rritje e PBB-së në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë

Në Maqedoninë e Veriut gjatë tremujorit të dytë të këtij viti është regjistruar rritje e prodhimit të brendshëm bruto, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

“Shkalla e rritjes së prodhimit të brendshëm bruto (PBB) për tremujorin e dytë të vitit 2024 është 2.3 %”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Raportohet që në këtë periudhë kemi ulje të eksportit për 3.4 përqind, ndërsa importi është ulur për 5.2 përqind, ndërsa investimet bruto kanë shënuar rritje.

“Konsumi final për amvisëri përfshirë edhe institucionet jo fitimprurëse të cilat i shërbejnë amvisërive, gjatë tremujorit të dytë të vitit 2024, në mënyrë nominale rritet për 4.7%, ndërsa pjesëmarrja e saj në strukturën e prodhimit të brendshëm-bruto është 74.5%”, raportoi Enti.