RMV, zjarri në Ilinden është lokalizuar me mbi 15 tonë ujë

Me mbi 25 tonë ujë, Reparti për njësitet e aviacionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme me helikopter Bel-212 e ka lokalizuar zjarrin në Komunën e Ilindenit, njofton Portalb.

Siç informojnë nga MPB-ja, pas kërkesës së marrë nga Qendra për Menaxhim me Kriza për shuarje të zjarrit te fshati Biçinc në Komunën e Ilindenit, e ka dërguar helikopterin Bel-212 dhe në veprim të koordinuar me zjarrfikësit nga Njësiti territorial i zjarrfikësve, zjarri është lokalizuar.