RMV, u hap mundësia për të aplikuar për çmimet evropiane në trashëgiminë e kulturës
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të mund të aplikojnë deri më 9 shtator, në Konkursin për çmimin evropian Europa Nostra Awards 2026, çmimin i cili jepet për projekte evropianë në trashëgimin kulturore, transmeton Portalb.mk.
Ky çmim evropian përfshin lloje të ndryshme të projekteve nga fusha e trashëgimisë, duke përfshirë trashëgimin materiale dhe jomateriale.
Në këtë konkurs do të mund të aplikojnë qytetarë, ekipe të ekspertëve dhe organizata që kanë realizuar projekte në konservimi dhe transformimin funksional, hulumtime, arsim, trajnim dhe aftësim, vetëdijesimin e qytetarëve dhe kampionët e trashëgimisë kulturore.
Mbështetja financiare për fituesit do të jetë deri 10 mijë euro.