RMV, të rinjtë nën moshën 30 vjeç do të mund të aplikojnë në konkursin për tekstin më të mirë dramatik
Institucion Nacional Teatri i Dramës në Shkup do të pranojë aplikime në kuadër të Konkursit për Çmimin “Goran Stefanovski” deri më 28 shkurt, raporton Portalb.mk.
Të drejtë për aplikim kanë të rinjtë që deri më 28 shkurt nuk kanë mbushur 30 vjeç. Ata do të mund të aplikojnë me tekstet dramatike. Ky institucion përmes këtij çmimi planifikon nxitjen e të rinjve në përpilimin e teksteve dramtike.
“Teksti patjetër duhet të jetë origjinal, e papublikuar, dhe jo ndonjë adaptim ose dramatizim i formave ekzistuese letrare ose dramatike”, theksoi Ministria për Kulturë dhe Turizëm.