RMV, studentët e ciklit të dytë dhe të tretë deri të premten do të mund të aplikojnë për bursa

Studentët e Maqedonisë së Veriut që ndjekin mësimin në ciklin e dytë dhe të tretë, deri më 1 nëntor do të mund të aplikojnë për bursa në Ministrinë për Arsim dhe Shkencë, transmeton Portalb.mk.

Ministria do të ndajë 50 bursa për studentët e ciklit të dytë dhe 20 bursa për studentët e ciklit të tretë. Studentët e ciklit të dytë nuk duhet të kenë më shumë se 27 vjet, ndërsa ato të ciklit të tretë nuk duhet të kenë më shumë se 38 vjet.

Studentët e ciklit të dytë do të marrin 9 mijë denarë bursë mujore për nëntë muaj të vitit akademik, ndërsa ato të ciklit të tretë do të marrin 18 mijë denarë bursë mujore për 12 muaj të vitit akademik.

Aplikimi duhet të bëhet në arkivin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës ose përmes formës elektronike në adresën https://e-uslugi.mon.gov.mk.