RMV, sot fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikut

Ministria e Shëndetësisë informon se nga sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës. Me qëllim të mbrojtjes së një numri më të madh të njerëzve nga gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka rritur sasinë e vaksinave të prokuruara, përkatësisht ka prokuruar 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave të gripit sezonal të destinuara për vaksinim falas, transmeton Portalb.mk.  

Nga Vaksinimi falas do të mbulohen grupet e rrezikut, si më poshtë: 

  • Të moshuar (mbi 65 vjeç)
  • Personat me sëmundje kronike
  • Punonjësit e kujdesit shëndetësor
  • Gratë shtatzëna
  • Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç
  • Personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve. Vaksinimi është planifikuar të fillojë në gjysmën e dytë të muajit tetor.

“Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht tek grupet e rrezikut. Duke plotësuar aplikacionin, ju regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin Termini Im. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni informacion me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.  

Qytetarët që bëjnë pjesë në grupet e rrezikut mund të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar aplikacionin në këtë link.