RMV, reforma në DAP: Zbulimi i taksës së papaguar, qytetarët do t’i marrin shërbimet në mënyrë elektronike në vend se në sportele

Me procesin e reformës për ridizajnimin e proceseve të biznesit dhe automatizimin e tyre dhe digjitalizimin e mënyrës së përllogaritjes së pagave dhe mbledhjes së taksave, pritet që të ndryshojë mënyra aktuale tradicionale e funksionimit të Drejtorisë së të Ardhurave Publike, tha drejtoresha e DAP-it, Elena Petrova në seancën “Ndërtimi i infrastrukturës kohezive digjitale për zhvillimin e financave publike të avancuara” organizuar nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

Me këtë, siç theksoi ajo, në vend që qytetarët të marrin shërbime në sportele dhe përmes kontakteve të personalizuara me zyrtarët tatimorë, ata do të jenë të disponueshme përmes sistemeve elektronike.

“Në të ardhmen e afërt, në vend të sistemeve të shkëputura, llogaritja dhe pagesa e detyrimeve tatimore do të kalonte në një ekosistem tatimor të ndërveprueshëm të lidhur, në të cilin do të kishte një lidhje midis sistemeve të DAP-it, taksapaguesve, në mënyrë që llogaritja dhe pagesa detyrueshme e taksave duhet të përfshihen, në fakt në sistemet e biznesit të tatimpaguesve, si pjesë e operacioneve të tyre të përditshme të biznesit,” tha ajo.

Sipas Petrovës, nga pikëpamja e mbledhjes së të ardhurave tatimore, reforma do të nënkuptojë që të dhënat në DAP të mos vijnë si të dhëna historike, pas përfundimit të periudhës tatimore, por të jenë të disponueshme në kohë reale, pra, në momentin kur kryhen transaksionet e tatueshme të biznesit.

“Kështu, DAP do të mund të ketë qasje në kohë reale dhe të monitorojë rreziqet, devijimet në përllogaritjen e detyrimeve tatimore dhe të mundësojë që shuma e saktë e tatimit të mblidhet në kohë reale, pra të mbledhë të ardhurat e sakta tatimore”, thotë drejtoresha e DAP-it.

Mundësia e trajtimit të formave të ndryshme të mospagesës së tatimit, disponueshmëria e të dhënave në sistemet e DAP-it në kohë reale, siç tha ajo, do të mundësojë gjithashtu trajtimin e shpejtë të formave të ndryshme të mospagesës së tatimit, të cilat mund të variojnë nga gabime të paqëllimshme ndaj atyre të vetëdijshme dhe mashtrime tatimore të qëllimshme.

Ndryshe me 14 korrik, DAP-i kërkoi që qytetarët që japin objekte me qira, duke përfshirë edhe përmes platformave onlajn të paraqesin të ardhurat e tyre.

“Të ardhurat që i kanë në bazë të qiras së hapësirave banesore, dhomave, apartamenteve, hapësirave për pushim dhe rekreacion, garazheve dhe të ngjashëm, në mënyrë direke ose përmes AirBnb, Booking.com, FB, Kajak ose platformave tjera i nënshtrohet taksimit me tatim mbi të ardhurat personale ose e njëjta duhet të raportohet në Drejtorinë për të ardhura publike përmes sistemit e-shërbime tatimi, njoftoi DAP-i.

Drejtoria sqaroi që baza e llogaritjeve duhet të jetë përmes të ardhurave bruto që i kanë fituar, ashtu që 10 % është për të ardhurat nga hapësirat e pamobiluara dhe 15 % nga ato të mobiluarat.

Të ardhurat duhet të paraqiten deri në ditën e 10-të të muajit të ardhshëm.