RMV, Qeveria emëroi drejtorë të rinj në pesë institucione shtetërore

Qeveria e Maqedonisë së Veriut përpos heqjen së pozicionit  “drejtorë ekonomikë të klinikave”, emëroi edhe disa drejtor në institucione të rëndësishme të vendit, transmeton Portalb.mk.

Goce Dimovski është emëruar në pozitën e u.d drejtorit ekzekutiv të Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale.

Aleksandar Pandov u emërua u.d drejtor i ri ekzekutiv i Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve.

Sasho Klekovskin u.d drejtor ekzekutiv i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

Oliver Milanovin u emërua drejtor ekzekutiv ti Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Gjithashtu Qeveria i rekomandoi Bordit të Drejtorëve të NP “Pyjet Kombëtare” që të zgjedhë Zdravko Trajanov për ud drejtor ekzekutiv i “Pyjeve Kombëtare”.

Kujtojmë se më 28 qershor, Qeveria e Maqedonisë së Veriut bëri edhe disa emërime tjera: Igor Janushev u emërua sekretar i përgjithshëm i Qeverisë, Ivica Tomovski, Drejtor në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, Elena Petrova do të jetë te Drejtoria për të Ardhura Publike, Boban Nikollovski do të jetë te Drejtoria e Doganave, Sasho Petrushevski do të jetë sekretar shtetëror në MPB, Vladimir Neloski do të jetë shef i zyrës së kryeministrit, Sashe Pavlovski do të jetë zëvendësi i tij.