RMV, Prokuroria lëshoi urdhër për të përcaktuar shkaqet e vdekjes së një foshnje nga Vevçani

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Themelore Publike, Ohër, ka lëshuar disa urdhëresa për konstatimin e shkaqeve të vdekjes së foshnjës 7 muajshe nga Vevçani, e cila ka ndërruar jetë herët në mëngjesin e sotëm në Spitalin Special për Ortopedi dhe Traumatologji të ISHP-së “Shën Erasmus”, pasi është sjellë me lëndime në kokë dhe është dërguar me urgjencë në sallën e operacionit, transmeton Portalb.mk.

“Pak orë pas operacionit, foshnja vdiq në terapi intensive. Prokurori publik, për të sqaruar arsyet se si ka ndodhur lëndimi i foshnjës, si dhe për të hetuar nëse stafi profesional i ISHP “Shën Erasmus” ka vepruar sipas protokolleve dhe procedurave, ka nxjerrë udhëzime për mbledhjen e provave. Nga spitali është marrë i gjithë dokumentacioni, është lëshuar urdhër për obduksion të foshnjës në Institutin e mjekësisë ligjore në Shkup, janë duke u zhvilluar biseda me familjarët dhe të afërmit, si dhe po kontrollohet historia mjekësore e fëmijës dhe nënës”, thonë nga Prokuroria.