RMV, prej sot e deri më 29 shtator do të shfaqen 79 filma në festivalin “Vëllezërit Manaki”

Edicioni i 44-t do i Festivalit të kamerës së filmit “Vëllezërit Manaki” do të fillon në Manastir prej sonte, ndërsa do të mbyllet të shtunën e ardhshme. Filmi i parë që do të shfaqet është “Amvisëri për fillestarë”, transmeton Portalb.mk.

“Në periudhën prej 23 deri më 29 shtator do të transmetohen 79 filma, ndërsa nga jashtë do të vijnë 350 mysafirë për të cilët është përgatitur program shtesë, i cili përfshin punëtori, ekspozita, kabare dhe shumë shoqëri në Manastir”, njoftoi Ministria e Kulturës.

“Në FNKF “Vëllezërit Manaki” do të promovojmë edhe projektin “Manastiri qyteti i ambasadorëve”, që nënkupton mbajtjen e “Mbrëmjeve të kulturës”, të cilat këtë vit do ta organizojnë ambasadat e Gjermanisë, Italisë dhe Francës”, njoftoi drejtori i festivalit, Simeon Moni Damevski.