RMV, po përhapet një mashtrim i ri që ju vjedh të dhënat personale

Një mashtrim i ri që përfshin paraqitjen e të dhënave personale po përhapet në internet, transmeton Tv21.

Pas raportimeve të fundit për vdekjet e personazheve të famshëm maqedonas, si dhe investimeve të supozuara në kripto ku përfshiheshin edhe gazetar, tani po shfaqen mesazhe false në whatsapp që kërkojnë llogari dhe përditësim të të dhënave.

Këtë herë, mashtruesit paraqiten si rrjeti social Facebook dhe u kërkojnë përdoruesve të përditësojnë llogarinë e tyre.

Keni kujdes, mos hapni linqet në mesazh dhe mos lini të dhënat tuaja në të.