RMV, padi për punonjësin e policisë pasi nuk kishte respektuar vendimin e gjykatës për të qëndruar larg fëmijëve të tij

Policia e Maqedonisë së Veriut ka paraqitur kallëzim penal ndaj punonjësit të policisë pasi nuk kishte respektuar vendimin e Gjykatës për të qëndruar larg fëmijëve të tij për disa muaj, transmeton Portalb.mk.

“Kallëzim penal kundër Z.C. nga Shkupi, nëpunës policor i autorizuar në SPB Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit bazuar për kryerjen e veprave penale “rrezikim i sigurisë” sipas nenit 144 dhe “mosekzekutim i vendimit gjyqësor” sipas nenit 377 të Kodit Penal”, raportoi Policia.

Paraprakisht Gjykata Themelore Civile është vendosur që Z.C. të qëndron larg fëmijëve të tij të mitur për 15 muaj, mos të ushtron dhunë psikologjike dhe mos të përfshijnë fëmijët në proceset nëpër të cilët po kalojnë prindërit e tyre.

“Por pavarësisht masave, Z.C. ka kontaktuar me një fëmijë të mitur përmes telefonit dhe rrjetit social dhe ka ndikuar në krijimin e një qëndrimi negativ ndaj nënës në përpjekje për t’i hequr kujdestarinë dhe e ka përfshirë në një procedurë para institucionit kompetent”, sqaroi Policia, duke theksuar që ndaj tij janë propozuar masa disiplinore.