RMV, një shofer i dehur goditi me veturë një të mitur dhe iku nga vendngjarja

Një shofer pesëdhjetë e një vjeçar nga Makedonska Kamenica u arrestua pasi mbrëmë rreth orës 23:00 goditi një vajzë 13 vjeçare me një Mercedes me targa italiane dhe iku, transmeton Portalb.mk.

Vajza pësoi lëndime të rënda nga përplasja dhe u dërgua në Spitalin Klinik të Shtipit për trajtim. Policia gjeti të dyshuarin G.A. dhe e arrestoi atë rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm në rrugën Kameniçka në Makedonska Kamenicë, ku u përcaktua se ai ishte nën ndikimin e alkoolit.

“Në gjakun e tij u mat 1.99 promil alkool”, tha MPB.

Burri u ndalua në një stacion policor dhe pasi rasti të dokumentohet plotësisht, do të ngrihen akuza kundër tij për drejtim mjeti të pakujdesshëm.