RMV, në shkurt pati 40% më shumë leje ndërtimi të dhëna krahasuar me shkurtin e kaluar
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, gjatë muajit shkurt të vitit 2023 janë dhënë 352 leje ndërtimi, që është për 40.8 % më shumë se në muajin e njëjtë të vitit paraprak, transmeton Portalb.mk.
Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 9,897,768 mijë denarë, që është për 258.1 % më shumë krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 199 (56.5 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 108 (30.7 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 45 (12.8 %) objektet për rikonstruim.
Nga gjithsej 352 objekte, te 170 (48.3 %) si investitorë na paraqiten persona fizik, ndërsa tek 182 (51.7%) objekte si investitorë janë subjektet afariste.
Në periudhën raportuese është paraparë ndërtimi i 1,294 banesave, me një sipërfaqe të përgjithshme prej 97,659 m2.
Informata më të detajuara gjenden KËTU.