RMV, në një javë, 25 raste të reja me kollë të madhe, shumica e të infektuarve janë foshnje
Në javën e fundit janë raportuar 25 raste të reja me kollë të madhe, për 47,1 për qind më shumë krahasuar me javën e kaluar, bën të ditur Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Për sa i përket qyteteve, shumica e rasteve janë raportuar në Shkup, transmeton Portalb.mk.
Mosha e pacientëve varion nga 1 muaj deri në 60 vjeç, ndërsa numri më i madh i rasteve janë nga grupmosha nën 1 vjeç. Sa i përket statusit të vaksinimit të të sëmurëve, 18 persona janë të pa vaksinuar, të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinimi, 6 janë të vaksinuar plotësisht dhe një i vaksinuar sipas moshës. Nga rastet e reja, 5 janë shtruar në spital.
Deri më 5 shtator, në RMV janë regjistruar gjithsej ,1074 raste me kollë të madhe. Bëhet fjalë për një rritje disa herë më të madhe të numrit të të sëmurëve krahasuar me pesëvjeçarin e kaluar (2019-2023), kur janë regjistruar gjithsej 10 raste.