RMV, në mesnatë do të ndryshojë çmimi i derivateve

Komisioni Rregullator i Energjetikës sot në seancë miratoi vendim me të cilin prej mesnatës do të ndryshojnë çmimet e derivateve, njofton Portalb.mk.

Sipas vendimit të KRRE-së, çmimi i benzinës BS98 do të rritet për 0,5 denarë për litër, ndërkaq dizeli do të lirohet për 1 denarë.

Çmimet e reja:

  • Benzina Eurosuper BS95: 83 denarë për litër
  • Benzina Eurosuper BS98: 85 denarë për litër
  • Eurodizel: 77 denarë për litër
  • Vaji ekstra i lehtë 75,50 denarë për litër