RMV, moti sot me vranësira ​​dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme shiu dhe bubullima

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullima, sidomos pasdite ku në disa vende do të jetë jostabil, lokalisht dhe në formë stuhie me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër, transmeton Portalb.mk.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 27 deri në 34 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm, sidomos pasdite kur në pjesë të luginës do të ketë kushte për paraqitje të stuhive me reshje të forta shiu, erë të fortë dhe breshër. Temperatura minimale do të zbresë deri në 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 32 gradë.

Deri të shtunën do të mbajë mot i ndryshueshëm i vranët dhe i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset do të jenë më intensive të premten dhe të shtunën pasdite ku në disa vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, si dhe stuhi lokale me reshje të dendura të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe breshër. Nga e diela do të ketë më shumë periudha me diell dhe me reshje të rralla shiu dhe bubullima, kryesisht në zonat malore.