RMV, janë arrestuar pesë të mitur nga Shkupi për vjedhje

Nëpunës policorë nga Sektori për punë kriminele nga Aerodromi dhe Draçeva mbrëmë kanë arrestuar pesë të mitur nga Shkupi, njofton Portalb.

Siç informojnë nga MPB-ja, tek ata janë gjetur dhe sekuestruar disa sende për të cilat ekziston dyshimi se burojnë nga vepër penale “vjedhje e rëndë”, ndërsa tek ata është gjetur dhe sekusestruar një thikë.

Pas zbardhjes së plotë dhe dokumentimit të rastit do të parashtrohet kallëzim përkatës.