RMV, është arrestuar një i burgosur nga Velesi i arratisur nga burgu

Nëpunës policorë nga SPB Veles dje në orën 16:30në Kavadar e kanë privuar nga liria SH.J. (32) nga Velesi, i cili ka qenë i kërkuar me urdhër-arrest për arratisje nga burgu, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, njofton Portalb.

Siç informojnë nga MPB-ja, ai ka qenë i kërkuar me urdhër-arrest qendror në bazë të urdhrit të Institucionit ndëshkues-korrektues Burgu Shtip për vuajtje të dënimit me burg dhe është dërguar në institucion për vuajtje të dënimit.