RMV-ja me internetin më të shpejtë në rajon

Maqedonia e Veriut ka internetin më të shpejtë në rajon, madje është e radhitur mirë edhe në krahasim me disa nga vendet e BE-së. Këtë e tregojnë të dhënat nga  Cable.co.uk, transmeton Portalb.mk.

Landegiest njoftoi se Maqedonia e Veriut ka shpejtësi lidhjeje interneti prej 97,9 Mbps, kështu duke lënë pas Slloveninë (97,0 Mbps), Serbinë (60,5 Mbps), Kosovën (57,3 Mbps), Greqinë (53,9 Mbps), Malin e Zi (49,5 Mbps), Bosnjën dhe Hercegovinës (44,0 Mbps) dhe Bullgarinë (40,4 Mbps).

Interneti më i shpejtë në Evropë është në ishullin Jersey (264,1 Mbps), në Lihtenshtajn (246,8 Mbps) dhe në Islandë (229,4 Mbps).

Interneti më i ngadalshëm në Evropë është në Kroaci (25,7 Mbps), Shqipëri (25,4 Mbps) dhe Turqi (24,8 Mbps).