RMV, gjykimi për rastin “Aditiv” do të vazhdojë pas dy javëve
Këshilli Gjyqësor në Gjykatën Penale sot e refuzoi propozimin e prokurorisë për bashkimin e procedurave në rastin “Aditiv”, i cili ka të bëjë për keqpërdorime në kompaninë shtetërore EMV dhe tenderë fiktivë të vlefshëm miliona euro. Sipas gjykatës, bashkimi do të shkaktonte zvarritje të panevojshme dhe do të vendoste të akuzuarit në pozitë më të vështirë, raporton MIA.
Sipas vendimit, rasti “Aditiv” tani do të zhvillohet përmes dy procedurave të ndara.
Lënda e parë përfshin mbi 30 persona fizikë dhe juridikë, në mesin e të cilëve edhe ish drejtorë dhe funksionarë, të akuzuar për bashkim kriminal, keqpërdorim të pozitës zyrtare, pastrim parash dhe zbulim të sekretit zyrtar.
Lënda e dytë në të cilën është edhe ish kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska, është formuar si vazhdimësi e hetimit, me aktakuzë kundër një personi (B.N) dhe propozim akuzë kundër Dimitrievskës dhe edhe dy të tjerëve (B.P.M dhe M.S.) për vepër penale “zbulim të sekretit zyrtar”.
Gjykimi në rastin “Aditiv”, filloi më 29 maj në sallën digjitale të gjyqit të Institucionit Korrektues Idrizovë.
Për rastin “Auditiv”, gjithsej janë të akuzur 32 persona fizikë dhe 5 persona juridikë . Asnjë nga të pandehurit nuk e pranoi fajësinë në seancën e parë dëgjimore. Sipas prokurorisë, shtesa kishte një çmim disa herë më të lartë se çmimi i tregut, dhe Braincode u mundësua të përfitonte një përfitim material prej 6.4 milionë eurosh. Disa nga të pandehurit morën para, i vunë në qarkullim, transferuan fonde dhe tërhoqën para në dorë në shumën prej 6.7 milionë eurosh.