RMV, është aksidentuar me veturë një i mitur, tetë persona kanë përfunduar në spital

Me datë 09.04.2024 në ora 23:45 në stacionin policor të Kërçovës është raportuar se në rrugën lokale nga fshati Lisiçan në fshatin Plasnicë afër fshatit Lisiçan ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture “Audi” me targa të Makedonski Brodit, i drejtuar nga 17 vjeçarii nga Makedonski Brod dhe automjeti “Opel Astra” metarga poashtu të Makedonski Brodit i drejtuar nga N.N.(19) nga fshati Lisiçan-Kërçovë, transmeton Portalb.mk.

Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi N.N, ndërsa me lëndime të rënda kanë pësuar edhe vozitësi i mitur dhe gjashtë pasagjerë nga dy veturat, të konstatuar në Qendrën Mjekësore Kërçovë.