RMV, edhe tri ditë kanë ngelur deri në dorëzimin e raporteve TVSH-04
Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP) ka paralajmëruar qytetarët e Maqedonisë së Veriut që kanë ngelur edhe tri ditë për dorëzimin e raportit TVSH-04. Mbi 25 mijë tatimpagues akoma nuk i kanë dorëzuar raportet, transmeton Portalb.mk.
“Thirrje të gjithë tatimpaguesve që të dorëzojnë dokumentet e nevojshme te kontabilistët e tyre dhe të dorëzojnë deklaratat e TVSH-04 për periudhën aktuale tatimore në kohë. Afati i fundit për dorëzimin e deklaratave të TVSH-04 është 25 korriku 2025 (e premte)”, raportoi DAP-i.
Vetëm 40 % e numrit të përgjithshëm të tatimpaguesve deri më tani i kanë dorëzuar raportet. Deri më tani janë pranuar 16 015 deklarata TVSH-04 nga 41 171 deklarata që priten.
Tatimpaguesit mund të kërkojnë ndihmë edhe përmes emailit [email protected].