RMV, edhe një muaj e hapur mundësia për mbështetjen e projekteve kulturore deri 100 mijë dollarë

Ministria e Kulturës në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar qytetarët nga sfera e kulturës së UNESKO deri më 14 qershor do të pranojë aplikime nga fusha e kulturës, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni Nacional për UNESKO në Republikën e Maqedonisë së Veriut informon për thirrjen e 15-të të UNESKO-s për dorëzimin e projekteve për financim në kuadër të Fondit ndërkombëtar për diversitet kulturor për vitin 2024”, njoftoi Ministria.

Ata theksojnë se mundësia për aplikim do të jetë e hapur deri më 14 qershor të këtij viti, ndërsa aplikimi do të bëhet në formë elektronike.

Vlera e projekteve inovative të financuara do të jetë deri 100 mijë dollar, duke theksuar që kohëzgjatja e zbatimit duhet të jetë prej 12 deri 24 muaj.