RMV, deri në fund të muajit qershor do të jetë e hapur mundësia për të aplikuar për Çmimin “Shën Klimenti i Ohrit”

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej nesër e deri në fund të muajit qershor do të mund të aplikojnë për të fituar Çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, raporton Portalb.mk.

“Ju informojmë se Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” ka publikuar Konkursin për ndarjen e çmimit shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për vitin 2024”, raportoi Ministria për Kulturë.

Çmimi i jepet individëve, ndonjë grupi krijues, ekipi, institucioni, shoqërie tregtare ose shoqate qytetare.

“Me çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” i jepet mirënjohja më e lartë për arritjet shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit njerëzor dhe në veprimtarinë shoqërore”, sqaroi Ministria e Kulturës.