RMV, çmime të reja të derivateve të naftës prej sonte në mesnatë

Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja më të ulëta. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i benzinës do të shënojë rënie për një denar për litër, ndërsa dizelli do të lirohet për dy denarë, transmeton Portalb.mk.

Pra, nga mesnata një litër benzinë ​​BS-95 do të shitet për 77 denarë për litër, benzina BS-98 do të kushtojë 79 denarë për litër, ndërsa dizelli do të shitet për 68,5 denarë për litër.

Vaji ekstra i lehtë për amvisëri do të bie për dy denarë e gjysmë për litër dhe do të shitet për 68 denarë për litër.

Me vendim të KRRE-së nga mesnata, mazuti ulet për 0,639 denarë për kilogram dhe do të shitet për 42,573 denarë për kilogram.