RMV, askush nuk i dëgjon personat me zemër mekanike, nga Qeveria kërkojnë ndihmë për transplantim

Personat me pompë mekanike në zemër kërkojnë që edhe te ata të nisë transplantimi i zemrës. Prej vitesh kanë marrë vetëm premtime dhe deri më tani nuk është kryer asnjë transplantim i tillë. Pacientët me mbështetje mekanike të qarkullimit të gjakut kanë vite që presin transplantim, por nëse gjendet një donator i përshtatshëm, transmeton TV21.

Problemi qëndron se shteti duhet të sigurojë një aeroplan qeveritar për të sjellë ekspertë nga jashtë, të cilët do të kryejnë operacionin, sepse kardiologët te ne ende nuk kanë filluar të bëjnë transplantim të zemrës tek personat me zemër mekanike.

“Kjo është e mundur vetëm me vënien në punë të një aeroplanit qeveritar, sepse kemi vetëm tre deri në katër orë për transplantim dhe në një kohë kaq të shkurtër, një mjek nga Sllovenia, Gjermania apo Kroacia mund të mbërrinte doktor vetëm me avion. Dhe një mundësi të tillë mund ta japë qeveria me të cilët kemi biseduar me anëtarët e qeverisë më në fund me ministrin Spasovski dhe ai me premtoi se do ta vendos këtë pyetje në rend dite në qeveri por deri më tani nuk ka asgjë nga ajo”, deklaroi Vasko Joleski – kryetar i shoqatës “Zemër e Guximshme”.

Para disa vitesh ishin 25 pacientë me pompë mekanike, por numri është në rënie, kanë mbetur dhjetë. Kjo vjen si pasojë e neglizhencës së Qeverisë për këta persona, thotë Joleski. Në Ohër dhe Strugë janë dy persona, njëri është 38 vjeç dhe tjetri 31 vjeç dhe që të dy kanë katër vite që presin për këtë lloj operacioni. Ai thotë se puna e tyre nuk pret dhe duhet zgjidhur menjëherë, zemrat e tyre mekanike nuk kanë kohë të presin ndërrimin e ministrave të shëndetësisë çdo 6 muaj.

 “Koha po ikën, këto pajisje nuk mund të prezantohen ashtu siç duan të na prezantojnë si destinacion të përhershëm. Ato mund të jenë një destinacion i përhershëm për njerëzit që kanë mbushur moshën 65 vjeç dhe për të cilët transplantimi është i pamundur dhe për të rinjtë në botë tashmë është një praktikë që fillimisht të instalojnë një urë pompë për transplantim dhe më pas të vazhdohet me transplantim, pse ne të ndryshojmë diçka që në botë tanimë është praktikë, pra së pari pompa pastaj transplantimi. Neve kur na i vendosën pompat nuk ka thanë se do të kemi problem për transplantimin, neve na thanë se ky është mur për transplantim derisa të gjendet zgjidhje”, tha Vasko Joleski kryetar i shoqatës “Zemër e Guximshme”.

Të lidhur me një pompë mekanike 24 orë në ditë, këta njerëz janë plotësisht të varur nga mbushja e baterive. Bateritë, kabllot dhe energjia elektrike, për ta nënkuptojnë jetë. Ata janë të ekspozuar ndaj këtij rreziku kërcënues për jetën çdo ditë dhe shpresa e tyre e vetme është transplantimi i zemrës, i cili bëhet vetëm me një angazhim të Qeverisë.