RMV, Aleku është foshnja e parë e lindur sivjet, e vizituan ministrat Mexhiti dhe Trençevska

Alek Stefkovski është fëmija i parë i lindur në vitin 2024. Foshnja peshon 3.706 kilogramë kurse është i gjatë 52 centimetra. Aleku është fëmija i parë i nënës 34-vjeçare Natasha Stefkovska, e cila lindi disa sekonda pas mesnate në Klinikën e gjinekologjisë në Shkup, njofton Portalb.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti pas vizitës i porositi qytetarët që të besojnë në sistemin shëndetësor dhe në të gjithë punonjësit shëndetësor, sepse, siç tha, do të punojmë maksimalisht. Potencoi se qëllimi tyre është që, në vend që me skandale, shëndetësia sivjet të jetë në nivelin të cilin e meritojnë pacienrtët e tanë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska përkujtoi se tashmë po përgatitet strategi kombëtare për demografi, e orientuar drejt rritjes së natalitetit.

Nga Klinika e gjinekologjisë në Shkup informuan se nga mesnata kanë lindur gjithsej gjashtë fëmijë, ndërsa shumica djem.