Revizori që akuzohet se Dimitrovskës i ka dhënë testin për sekret shtetëror u kthye në punë, por nuk do të jetë revizor

Revizori i Entit Shtetëror për Revizion, Mile Stolevski, i akuzuar që kryetares së Antikorrupsionit, Tatjan Dimitrovskës, i ka dhënë testin për sekrete shtetërore, është kthyer në punë, por nuk do të jetë revizor, raporton Tellma, transmeton Portalb.mk.

Maksim Acevski, drejtori i Entit Shtetëror për Revizion konfirmoi që ndaj tij do të niset procedurë disiplinore.

“ESHR ka njoftuar Drejtorinë për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, se legjitimiteti i tij për identifikim gjatë inspektimit të dokumenteve me nivelin e sekretit shtetëror është tërhequr. Ne po presim udhëzime nga Drejtoria për veprime të mëtejshme, sepse nuk mund ta anulojmë certifikatën e tij”, Acevski.

Ndryshe, Tatjana Dimitrovskës i është anuluar certifikata pas udhëzimeve nga Drejtoria për siguri dhe informacione të klasifikuara. Ajo dyshohet që ndihmuar një të akuzuar në rastin “Aditiv”.

Grupi parlamentar i Levicës më 22 korrik ka paraqitur propozim për shkarkimin e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), Tatjana Dimitrovska. Ata thonë se është e papranueshme që Parlamenti të jetë pasiv dhe të presë që vetë kryetarja të japë dorëheqjen për arsye morale, kur kundër Dimitrovskës janë duke u zhvilluar dy hetime penale dhe ajo nuk ka ardhur në punë për më shumë se dy muaj.

Për rastin “Auditiv”, gjithsej janë të akuzur 32 persona fizikë dhe 5 persona juridikë . Asnjë nga të pandehurit nuk e pranoi fajësinë në seancën e parë dëgjimore. Sipas prokurorisë, shtesa kishte një çmim disa herë më të lartë se çmimi i tregut, dhe Braincode u mundësua të përfitonte një përfitim material prej 6.4 milionë eurosh. Disa nga të pandehurit morën para, i vunë në qarkullim, transferuan fonde dhe tërhoqën para në dorë në shumën prej 6.7 milionë eurosh.

Gjykimi në rastin “Aditiv”, filloi më 29 maj në sallën digjitale të gjyqit të Institucionit Korrektues Idrizovë.