Revizioni: Gjykatat në RMV pa asnjë rregull i paguajnë rrogat e stafit ndihmës dhe teknik

Mungesë të dispozitave për përcaktimin e pagave të punëtorëve në gjykatat të cilët kryejnë punë teknike dhe ndihmëse, konstatoi Enti shtetëror për revizion (ESHR) në dobësitë e sistemit gjatë auditimit të pasqyrave financiare dhe auditimi i pajtueshmërisë së Gjykatës Themelore Civile Shkup (Llogaria e buxhetit bazë 603, llogaria e buxhetit bazë 631 dhe llogaria depozitë 696), transmeton Portalb.mk.

Në abstraktin e raporteve, ESHR-ja thekson se mjetet e ndara nga Buxheti për vitin 2023 për financimin e gjyqësorit nuk arrijnë përqindjen e përcaktuar me ligj prej 0.8 përqind të Bruto Produktit Vendor të Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjegjësisht mjetet e miratuara në vlerë prej 2.690.800 mijë denarë paraqesin 0,3 përqind të BPV-së dhe janë 58 përqind më pak se kufiri i përcaktuar me ligj.

Gjithashtu u konstatua se forma dhe përmbajtja e formularëve për mbajtjen e depozitave gjyqësore nuk janë të parashkruara, si dhe ka mospërputhje në aktet ligjore dhe nënligjore në përcaktimin e pronësisë së sendeve të depozituara të vjetruara pas kalimit të dhjetë viteve nga dorëzimin e tyre.

Në situatat kryesore të konstatuara, thuhet se mungojnë dokumentet kontabël të besueshme, të vërteta dhe të redaktuara për konfirmimin e vlerës së blerjes së objektit në të cilin ndodhet gjykata, si dhe sende të paluajtshme që nuk janë regjistruar në evidencën e kontabilitet të gjykatës për shkak të pranim-dorëzimit jo të plotë të të njëjtit.

Gjithashtu konstatohet se nuk është siguruar asnjë dokument mbështetës për inventarizimin fizik. Poashtu, se është lidhur një marrëveshje për dhënien me qira të një lokali afarist më 01.12.1989 me valutë që nuk është në përdorim. Deri më sot, asnjë marrëveshje e re e qirasë apo aneks i marrëveshjes ekzistuese nuk është hartuar, me një tarifë mujore fikse në një monedhë që është zyrtarisht në qarkullim që nga viti 2002, dhe depozitat kanë një strukturë moshe fikse dhe i referohen periudhës 2005 – 2023, por nuk është konstatuar statusi i rasteve pas kryerjes/pambarimit të depozitave gjyqësore për të marrë masa për kthimin e mundshëm të depozitës gjyqësore apo pagesën e mjeteve në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut,thuhet në gjetjet e raporteve të ESHR-së të cilat janë në dispozicion në këtë link.

Kujtojmë se së fundmi Enti Shtetëror për Revizion në hulumtimin rreth punës së Drejtorisë për çështje hidrometeorologjike ka regjistruar parregullsi në funksionimin e këtij institucioni, duke paraqitur edhe parregullsi ligjore.

“Raportet financiare për xhirollogarinë themelore 637 për vitin 2023 te Drejtoria për çështje hidrometeorologjike nuk janë reale dhe objektive, për çka është shprehur edhe mendim jo i favorshëm”, deklarojnë nga Revizioni.

Në hulumtim theksohet se revizorët kanë shpreh rezerva në raport me mospërputhjen e raporteve financiare me rregullativën.