Qyteti i Shkupit do të mbështet zejet që janë të rrezikuara, deri më 28 nëntor është mundësia për aplikim
Zejet e qytetit të Shkupit që janë drejt shuarjes, do të marrin mbështetje deri 10 mijë denarë nga 300 mijë denarët e planifikuara, transmeton Portalb.mk.
“Subvencionimi i zejeve deficitare ose zejeve që janë drejt shuarjes në qytetin e Shkupit, të cilët kanë regjistruar rënie të aktiviteteve në vazhdimësi. Mjetet që Qyteti i Shkupit do t’i subvencionojë janë në vlerë prej 10 mijë denarë”, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.
Thirrja publike për subvencionimin e zejeve deficitare në qytetin e Shkupit do të jetë i hapur deri më 28 nëntor, nëse deri atëherë nuk do të shterohen mjetet e planifikuara.
Kjo Thirrje është e hapur për banorët e Aerodromit, Butelit, Gazi Babës, Gjorçe Petrovit, Karposhit, Kisella Vodës, Sarajit, Qendrës, Çairit dhe Shuto Orizares.