“Qytetet inteligjente” nuk janë temë e Agjendës 2030
Teksti i Agjendës 2030 nuk e përmend askund termin “qytetet inteligjente” dhe as që qeveritë do të kenë autoritetin të marrin tokat e kontaminuara. Pretendimi i rremë nga postimi filloi të përhapet në internet, pasi më 3 shkurt një tren doli nga shinat dhe shkaktoi zjarr në një qytet në Ohio të SHBA-së. Pas aksidentit mijëra banorë u detyruan të evakuoheshin, pasi në tren kishte lëndë kimike dhe një prej tyre është klorur vinil, i cili është shumë i ndezshëm dhe kancerogjen, sidomos kur thithet. Megjithatë, ky incident nuk lidhet në asnjë mënyrë me Agjendën 2030, shkruan Vërtetmatësi.
Po shqyrtojmë një postim të publikuar në rrjetin social Facebook ku thuhet:
Agjenda 2030 nuk përfshin asnjë ligj apo instrument ligjor, as për tokat e kontaminuara dhe as për qytetet inteligjente apo të zgjuara. Ligjet u janë lënë shteteve sovrane dhe mekanizmave shumëpalësh në të cilët ato marrin pjesë, tha zëdhënësi i OKB-së për Reuters.
Vetë teksti i Agjendës 2030 nuk e përmend askund termin “qytetet inteligjente” dhe as që qeveritë do të kenë autoritetin për të marrë tokën e kontaminuar.
Publikime të tjera të Kombeve të Bashkuara diskutojnë rolet e përdorimit të tokës, planifikimit dhe infrastrukturës urbane për të arritur qëllimet e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. I tillë është rasti me raportin e vitit 2020 të publikuar nga Komisioni Ekonomik i Kombeve të Bashkuara për Evropën.
Pretendimi i rremë nga postimi që po shqyrtojmë filloi të përhapet jo vetëm në vend, por edhe në vende të tjera në gjuhë të tjera, pasi një tren doli nga shinat dhe shkaktoi zjarr më 3 shkurt në një qytet në Ohio, SHBA, pas të cilit mijëra banorët duhej të evakuoheshin.