Qytetarët mund të paguajnë borxhin e Higjienës Komunale Shkup pa kamatë në periudhën 19 qershor – 31 korrik 2024

NP Higjiena Komunale – Shkup i njofton shfrytëzuesit e saj – personat fizikë nga amvisëritë (të paditur dhe të rregullt) të cilët kanë borxh të mbetur për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale përmes llogarisë së përbashkët me NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup, se nga sot – 19 qershor duke përfunduar me 31 korrik 2024, kanë mundësinë të paguajnë të njëjtën pa llogaritje të kamatës për pagesën e vonuar, transmeton Portalb.mk.

Pagesa e këtyre borxheve të mbetura do të zhvillohet përmes pikëpagesave të NP Ujësjellës dhe Kanalizime – Shkup (përveç padisë që daton nga viti 2007).

“Mundësia për pagesën e borxhit të mbetur pa llogaritje të kamatës në periudhën e caktuar iu referohet edhe shfrytëzuesve – personave fizikë nga amvisëritë (të paditur dhe të rregullt) tek të cilët shërbimi për mbledhjen dhe transportimin e mbetjes komunale paguhet vetëm përmes llogarisë së NP Higjiena Komunale – Shkup (zona rurale dhe shfrytëzues nga komuna Shuto Orizarë). Pagesa e këtyre borxheve të mbetura do të bëhet në pikëpagesën e NP Higjiena Komunale – Shkup, në rrugën Boro Todoroviq nr. 2”, thonë nga NP Higjiena Komunale.