Qytetarët e RMV-së kërkojnë ndihmë mjekësore për shkak të motit

Thirrjet për ndihmë urgjente nuk kanë të ndalur, gjatë javës që lamë pas janë kryer mbi qindra intervenime. Që nga aksidentet në trafik, traumat e lëndimeve, kolapset e deri tek intervenimet për shkak të presionit të gjakut janë ndihmat e ofruara ndaj qytetarëve, njofton Alsat.

Nga Urgjenca sqarojnë se është normale që temperaturat të kenë ndikim tek presioni. Bëjnë thirrje të mbahet llogari për shëndetin.

“Rekomandimi është të mbahet llogari për shëndetin, të gjithë simptomat e reja të paraqiten tek mjeku amë, të konsultohen me mjekun amë, nëse ai nuk punon për momentin, mund të paraqiten në linjën tonë 194 të konsultohen ose në shërbimet tona kujdestare gjatë natës. Flas, nëse kanë nevojë për këshillë”, deklaroi Milica Buballo, Ndihma e Shpejtë.

Nga Urgjenca u bëjnë thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë me mjekët dhe të paraqiten në numrin 194 vetëm në raste vërtetë urgjente.

“Secilën herë mendoni për anëtarët e familjes tuaj, nëse një anëtarë për momentin nuk është urgjent, e thirrni linjën 194, kërkoni ndihmën e shpejtë, në atë rast mund ta merni atë ekipë nga anëtari tjetër I familjes që për momentin ka bërë aksident dhe vërtet I duhet urgjentisht ndihma e shpejtë”, shtoi Milica Buballo, Ndihma e Shpejtë.

Për shkak se punojnë me kapacitete të pakta, ata kërkojnë nga qytetarët të përgjigjen në pyetjet që u parashtron mjeku, pasi ai duhet të dijë se për çfarë pacienti bëhet fjalë, dhe sa është urgjent ai rast sa për të dërguar ekip.