QMK me këshilla për kujdes dhe mbrojtje nga gjarpërinjtë

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën thirrje që të kihet kujdes gjatë ecjes në natyrë për shkak të pranisë së gjarpërinjve. Nga atje ata thonë se gjarpërinjtë zakonisht ikin nga njerëzit, por nëse ata shqetësohen ose shkelin aksidentalisht ose futen në kurth atëherë ata mund të sulmojnë dhe kafshojnë, transmeton Portalb.mk.

Në një rast të tillë, shton QMK-ja, është e dobishme që qytetarët të telefonojnë në numrin e vetëm të telefonit të urgjencës 112, nga ku do të lidhen me shërbimin e urgjencës mjekësore dhe do të marrin këshilla për trajtimin e mëtejshëm. Është veçanërisht e rëndësishme, thonë nga QMK, që qytetarët të marrin trajtim sa më të shpejtë mjekësor nëse kafshohen nga gjarprinjt helmues.

QMK shton se tashmë ka pasur telefonata në numrin 112 në të cilat qytetarët kanë raportuar se janë vërejtur gjarpërinj në ndërtesa të zonave të banuara.

Nuk ka institucione të specializuara për largimin e tyre, por ka individë, por edhe shoqata civile për mbrojtjen e kafshëve, të cilat mund të ndihmojnë qytetarët që të largojnë në mënyrë të sigurtë gjarpërinjtë dhe zvarranikët e tjerë nga ndërtesat dhe sipërfaqet.

Në situata të caktuara, QMK thotë se edhe zjarrfikësit kanë ndërhyrë për largimin e gjarpërinjve, por kjo nuk mund të bëhet gjithmonë gjatë sezonit të zjarreve.

QMK kujton se gjarpërinjtë janë pjesë e natyrës dhe nuk rekomandohet vrasja e tyre.