Putini, jo Evropa, po vazhdon luftën në Ukrainë

Është e vërtetë që Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shpallur ndihmë të re ushtarake për Ukrainën (jo 21 miliardë euro siç pretendon njoftimi), por jo sepse duan që lufta të vazhdojë, por për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet brutale të Rusisë, të cilat qartazi nuk po ndalen edhe pse Rusia gjoja po zhvillon negociata paqeje. Dëshmi e kësaj është masakra e fundit që Rusia kreu me sulmin me raketa në Sumy më 13 prill 2025, ku u vranë 32 persona, mes të cilëve dy fëmijë. Të paktën 84 persona u plagosën, duke përfshirë 10 fëmijë, thanë autoritetet ukrainase, shkruan Vërtetmatësi.

Ne analizojmë një postim në Facebook që thotë:

Gjermania dhe Britania e Madhe do të vënë në zjarr edhe 1 milion të rinj ukrainas. EVROPA DËSHIRON TË VAZHDOJË LUFTA.

Gjermania dhe Britania zotohen të rrisin mbështetjen ushtarake për Ukrainën: Mesazh Moskës se lufta vazhdon. Po vjen ndihma ushtarake 21 miliardë euro?

Narrativa se Evropa ose më mirë Bashkimi Evropian, filloi luftën në Ukrainë dhe se Europa është ajo që do që lufta të vazhdojë, nuk është e re dhe erdhi nga kuzhina e Kremlinit, i cili dëshiron të amnistojë veten nga pushtimi ushtarak, duke e quajtur atë një “operacion ushtarak special”.

Mbështetja për Ukrainën është në përputhje me të drejtën e saj për vetëmbrojtje. Është e pasaktë të thuhet se BE-ja ose ndonjë vend evropian provokoi pushtimin ushtarak, aq më pak se vendet evropiane duan që lufta të vazhdojë.

Rusia filloi luftën kundër Ukrainës pa u kërcënuar nga Ukraina apo ndonjë vend tjetër në Evropë.

Pasi Rusia sulmoi Ukrainën, ajo filloi të mbrohet sepse qytetarët e Ukrainës nuk pranojnë të pushtohen territorialisht nga Rusia.  Këshilli Evropian më 9 shkurt 2023 kërkoi që Rusia të tërhiqej nga territori që nuk është i saj dhe në të cilin ajo ka pushtuar (Ukrainën), por kjo nuk ndodhi.

Rusia duhet të ndalojë menjëherë këtë luftë të tmerrshme. Bashkimi Evropian do të qëndrojë pranë Ukrainës me mbështetjen e saj të fortë për aq kohë sa të jetë e nevojshme, thuhet në përfundimet e Këshillit Evropian të 9 shkurtit 2023. 

Udhëheqësit e BE-së i kanë bërë vazhdimisht thirrje Rusisë që të ndërpresë veprimet e saj ushtarake, të tërheqë pa kushte të gjitha forcat dhe pajisjet ushtarake nga Ukraina dhe të respektojë plotësisht integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet ukrainase dhe i mbështet ato në negociatat e vazhdueshme për arritjen e paqes, sepse askush nuk e dëshiron paqen më shumë se Ukraina dhe Bashkimi Evropian, që është një projekt paqeje. Por Rusia vazhdon të përpiqet të shtypë Ukrainën dhe kjo është arsyeja pse ju shihni të gjitha vendet në fqinjësi të Rusisë që ikin dhe duan dëshpërimisht të bashkohen me BE-në dhe ne i mirëpresim me krahë hapur, tha Anita Hipper, zëdhënëse e Komisionit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, më 11 prill 2025. 

Është e vërtetë që Gjermania dhe Britania e Madhe kanë shpallur ndihmë të re ushtarake për Ukrainën (jo 21 miliardë euro siç pretendon njoftimi), por jo sepse duan që lufta të vazhdojë, por për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet nga sulmet brutale të Rusisë, të cilat qartazi nuk po ndalen, edhe pse Rusia gjoja po zhvillon një lloj negociatash paqeje.

Dëshmi e kësaj është masakra e fundit që Rusia kreu me sulmin me raketa në Sumy më 13 prill 2025, ku u vranë 32 persona, mes të cilëve dy fëmijë. Të paktën 84 persona u plagosën, duke përfshirë 10 fëmijë, thanë autoritetet ukrainase.

Se Putini nuk ka ndërmend ta ndalë luftën dëshmon edhe fakti se më 1 prill ai nënshkroi një dekret për mobilizimin pranveror, duke urdhëruar që 160 mijë qytetarë të thirren në shërbimin ushtarak nga 1 prilli deri më 15 korrik, që është numri më i madh i rekrutëve në Rusi që nga viti 2011.

Thirrja e pranverës për një vit shërbim ushtarak vjen disa muaj pasi Putin tha se Rusia duhet të rrisë ushtrinë e saj në gati 2.39 milionë ushtarë, duke përfshirë rritjen e numrit të personelit aktiv në 1.5 milionë, një rritje prej 180,000 gjatë tre viteve të ardhshme.

Se si Putin refuzon marrëveshjen e paqes për Ukrainën të iniciuar nga Trump, dëshmojnë sulmet e vazhdueshme ndaj civilëve, lexohet në analizën e gjerë të Vërtetmatësi.

Si Gjermania ashtu edhe Britania e Madhe janë të gatshme të dërgojnë paqeruajtës në Ukrainë, gjë që tregon se këto dy vende janë pro paqes në Ukrainë dhe jo vazhdimit të luftës, siç pretendon njoftimi që po analizojmë.

Ne nuk duam të futemi në atë luftë. Ekziston një bazë e qartë në të drejtën ndërkombëtare për një mision paqeruajtës në Ukrainë që do të sigurojë që armëpushimi dhe paqja të mbijetojnë. “Nuk mund ta imagjinoj Gjermaninë të mos jetë pjesë e këtij koncepti”, tha Jürgen Hart për BBCraporton A1on. 

Nga të gjitha faktet më sipër, mund të konstatojmë se njoftimi që po analizojmë është i pavërtetë.