PSG transferoi futbollistin Ousmane Dembele
Klubi francez i futbollit Paris Saint-Germain (PSG) transferoi Ousmane Dembelen, futbollistin anësor të ekipit spanjoll Barcelona, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë nga klubi i PSG thuhet se me futbollistin 26 vjeçar të kombëtares franceze u nënshkrua marrëveshje 5 vjeçare.
Klubi i Barcelonës theksoi se transferimi u realizua në këmbim të shumës prej 50.4 milionë euro.
Dembele e filloi karrierën e tij profesionale në Rennes. Në verën 2016 ai shkoi tek Borussia Dortmund dhe një sezon më pas tek Barcelona.
Në ekipin katalonjas Dembele u përfshi për 135 milionë euro ndërsa pësoi disa dëmtime. Ai luajti në 185 ndeshje dhe shënoi 40 gola.