Prokuroria me aktakuzë kundër zyrtarit nën dyshimet se ka keqpërdorën miliona denarë për një vjet, kryesisht për qëllime personale

Prokuroria ka filluar hetimet për zyrtarin shtetëror nën dyshimet se ka keqpërdorur miliona denarë në periudhën kur ishte ushtrues detyre, gjegjësisht në periudhën prej vitit 2021 e deri më 15 mars të vitit 2022, transmeton Portalb.mk.

“U ngrit aktakuzë kundër një personi i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale – Shpërdorim i Pozicionit dhe Autorizimit Zyrtar sipas Nenit 353, Paragrafi 5, në lidhje me Paragrafin 1 i Kodit Penal”, raportoi Prokuroria Themelore Publike.

I akuzuari ka qenë ushtrues detyre në pozitën e Kryetarit të Këshillit për promovimin dhe mbikëqyrjen e revizionit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Prokuroria theksoi se ky zyrtar nuk ka vepruar kundërligjshëm në shumë raste, duke përfituar edhe materialisht, ndërkohë ka shkaktuar dëme në buxhetin e institucionit.

“Përkundër asaj  se ka qenë i vetëdijshëm se është duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për prokurim publik, i akuzuari kundërligjshëm ka blerë material dhe shërbime nga operatorët ekonomik, që kryesisht i ka shfrytëzuar për qëllime personale. Janë shpenzuar 1 062 963 në gastronominë e Shkupit, 300 mijë denarë për konferenca që nuk janë mbajtur,  317 mijë për taksi dhe vetura me qira, 741 mijë denarë për shërbime hoteliere në vend dhe jashtë”, njoftoi Prokuroria.

Kishte shpenzuar 295 mijë denarë për trajnime që kanë qenë të panevojshme për atë dhe Komisionin.

Në këtë periudhë, Vane Cvetanov ishte ushtrues detyre në Këshillin për promovimin dhe mbikëqyrjen e revizionit në RMV.